Faqja e Pare | Sporti | Manchester United shumë pranë titullit kampion ne Premierligën angleze

Manchester United shumë pranë titullit kampion ne Premierligën angleze

image

Manchester United iu afrua titullit të kampionit në Premierligën angleze pas një fitoreje të lehtë në fushën e vet përballë ekipit West Ham me rezultatin 4-1.

Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e tretë dhe të 24-të të ndeshjes duke e çuar në 40 numrin e golave të shënuara gjatë sezonit.

Carlos Tevez shënoi golin e tretë për United përpara se Nani të nxirrej jashtë fushe për arsye se goditi me kokë Lucas Neill.

Dean Ashton shënoi golin e vetëm për West Ham, ndërsa rezultati final i ndeshjes u vulos nga Michael Carrick në minutën e 58-të.

Fitorja do të thotë se United do ta marrë titullin nëse fiton përballë ekipit Wigan javën ardhshme, falë golavarazhit më të mirë që ka ndaj ekipit rival Chelsea.

Manchester United dhe Chelsea, ekipet finaliste të Ligës së kampioneve, ndeshen me njëra-tjetrën më 21 maj në Moskë.