Faqja e Pare | Rajoni | Serbia | Tension ne Beograd rreth mitingut qe sapo ka filluar

Tension ne Beograd rreth mitingut qe sapo ka filluar

Qytetarët nga shumë qytetet e Serbisë kanë shkuar në Beograd para fillimit të mitingut “Kosova është Serbi” i cili është caktuar n’ora 17 para Shtëpisë së Kuvendit popullor. Përmes qendrës rreth orës 14 ka kaluar kolona e 50 motoçiklistëve. Numri i madh i shitoreve në qendër të Beogradit është mbyllur në orët e hershme të pasdites,në vitrina të dyqaneve të caktuara kryesisht përfaqësive të kompanive të huaja,janë theksuar flamujt e Serbisë dhe transparentet “Kosova është Serbi”,ndërsa nga disa shitore malli është hequr nga vitrinat. Trafiku është mbyllur në vendin e mbajtjes së mitingut dhe në rrugët për rreth.