BDI akuzoi PDSH-në për sondazhe të porositura
Zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti thotë se sondazhi i Instituti ndërkombëtar nga Lubjana për rejtingun e liderëve dhe partive është i paguar nga PDSH-ja për të fshehur rejtingun e ulët të saj.
BDI-ja sot i ka hedhur poshtë rezultatet që i ka publikuar Instituti ndërkombëtar nga Lubjana lidhur me rejtingun e liderëve dhe partive politike në Maqedoni. Zëdhënësija e BDI-së Ermira Mehmeti pohon se ky institutë është i afërt me krerët e PDSH-së dhe se këto analiza nuk e pasqyrojnë realitetin objektiv."Ky sondazh është i porositur dhe I paguar nga PDSH-ja e cila e frikësuar nga situate reale në teren dhe e ballafaqur me rrënje drastike të përkrahjes së votuesve në mungesë të ofertës politike po shihet se është e detyruar të fabrikojë dhe të prezantojë rezulatate të rrejshme në opinion duke porositur agjensione jashtë vendit për të matur gjoja se opinionet publike në vend", dkelaroi Mehmeti.
Sipas saj institut me seli jashtë vendit nuk mundë të pasqyrojë situatën objektive në Maqedoni,aq më pak të diktojë se cilët politikanë a parti politike gëzojnë më shumë mbështetje në elektorat. "Analizat dhe qëndrimet e mëhershme të publikuara nga po ky institutë, të cilat gjithmonë janë dëshmuar si të gabuara, me keqardhje konstatojmë se PDSH-ja po manipulon me opinionin publik duke përhapur informata të pasakta dhe joreale", tha Mehmeti./
