Qipro cakton datë për bisedimet e paqes
Udhëheqësit grek dhe turq të komuniteteve të Qipros do të zhvillojnë negociata të plota lidhur me të ardhmen e ishullit të ndarë.
Këto bisedime do të fillojnë më 3 shtator.
Njoftimi erdhi pas udhëheqësi grek i Qipros, Demetris Christofias dhe udhëheqësi turko-qipriot Mehmet Ali Talat u takuan për dy orë në zonën neutrale që ndan ishullin dhe që kontrollohet nga OKB-ja.
Kreu i misionit të OKB-së në Nikozi, Taye-Brook Zerihoun tha se një marrëveshje përfundimtare do të hidhet në referendume të veçanta në secilin komunitet.
Qipro është ndarë që prej vitit 1974, kur mijëra trupa turke hynë në verilindje të ishullit në kundërpërgjigjje të një përpjekjeje për grusht-shteti të mbështetur nga grekët.
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kanë mbetur të tensionuara dhe janë një pengesë e madhe për shpresat e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
