Thellohet kriza politike ne Turqi
Në Turqi ekziston rreziku i ashpërsimit të konfliktit ndërmjet partisë konservatore islamike në qeveri dhe kundërshtarëve të saj politik. Pas arrestimit të më shumë se 20 përkrahësve të opozitës, udhëheqësi i tyre Deniz Bajkal, kryetar i partisë popullore republikane e krahasoi veprimin e policisë me përndjekjen nga nacional-socialistët në Gjermani.
Të arrestuarit akuzohen se kanë planifikuar grusht shteti. Partia AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan do të mbrohet para Gjykatës Kushtetuese në Ankara kundër akuzës, se kërkon të fusë në aplikim të drejtën islame - Sheriatin.
