Faqja e Pare | Rajoni | Thaçi i bëri thirrje Beogradit të distancohet nga përpjekjet që nxisin dhunë në Kosovë

Thaçi i bëri thirrje Beogradit të distancohet nga përpjekjet që nxisin dhunë në Kosovë

image

Kryeministri, Hashim Thaçi, tha se fitorja e forcave demokratike në Serbi do të ishte pozitive për stabilitetin dhe paqen në rajon. Kjo sipas kryeministrit do të shpaguante kontributin për rajonin që e kanë dhënë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Por fitorja e forcave demokratike sipas Thaçit do të ndikoj pozitivisht edhe ne raportet ndershterore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 
“ Kosova dhe Serbia janë dy shtete të veçanta të pavarura. Kush do jetë udhëheqës, apo kush do të zgjidhet dhe se kush do të jetë fitues i ardhshëm i zgjedhjeve në Serbi, kjo do të përcaktohet nga qytetarët e Serbisë. Por natyrisht se çdo mesazh demokratik edhe nga Beogradi, ka reflektimet e mira edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, ka reflektimin edhe për investimet të komunitetit ndërkombëtar në gjithë rajonin", tha kryeministri.
Kryeministri Thaçi nuk ka dashur të komentoj vizitën e sotme në Zubin Potok të kryeministrit serb, Voisllav Koshtunica. Por ai i ka bërë thirrje Beogradit që të distancohet nga përpjekjet që nxisin dhunë në Kosovë.
Këto komente kryeministri kosovar i ka bërë pas takimit me ministrin suedez të mbrojtjes, Sten Tolgfors, i cili ka shprehur përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën edhe në të ardhmen.
“ Unë jam sot këtu për të shprehur përkrahien time për kontigjentin suedez që vepron në kuadër të KFOR-it, si dhe për të shprehur përkushtimin e vendit tim pë të vazhduar mbeshtetjen për Kosovën e pavarur”, pohoi ministri suedez i mbrojtjes.
Ai tha se tani për tani, Suedia nuk ka plane, as për shtim e as për zvogëlim, të numrit të ushtarëve që shërbejnë në Kosovë