Tirana dhe Prishtina hedhin poshtë akuzat e përsëritura nga Human Right Watch
Tirana dhe Prishtina kanë hedhur poshtë akuzat e përsëritura nga organizata Human Rights Watch për rrëmbime të serbëve në Kosovë dhe transferimin e tyre në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi thanë se të dy vendet kanë bashkëpunuar me hetimet ndërkombëtare lidhur me këto spekulime dhe se lidhur me këtë çështje janë bërë hetime të gjëra dhe nuk është gjetur asnjë provë për t'i mbështetur ato.
Fred Abrahams i Human Rights Watch thotë se pohimet e organizatës janë mbështetur në dëshmitë e ofruara në librin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, dhe në hetimet e mëtejme të hetuesve të saj në rajonin e Burrelit në Shqipëri.
