Medium Gallup: Partitë antieuropiane ne Serbi me epërsi para atyre proeuropiane
Partitë antieuropiane në Serbi pritet qe të kenë më shumë vende në parlament se sa ato proeuropiane, tregon hulumtimi i fundit i Medium Gallup dhe gazetës “Blic”
Në Serbi, egziston shpresa para zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 11 maj, se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocijim, të cilën Serbia e nëshkroi me BE, do ta forcojë bllokun proeuropian të udhëhequr nga presidenti Boris TadiqPor, në ndërkohë hulumtimi tregi se forcat antieuropiane të udhëhequra nga ultranacionalisti Tomislav Nikoliq dhe Partia Radikale e tij, Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Demokratike e Serbisë e premierit në dorëheqje Voislav Koshtunica do të marrin 137 vende në parlamentin me gjithsej 250 vende, nëqoftëse zgjedhjet do të mbaheshin tani.
Blloku proeuropian i Tadiqit do të sigurojë 113 vende.
Kjo përsëri, për here të tretë do ta vendosë partinë e Koshtunicës në pozitë kyçe. Koshtunica do të mundej të formonte qeveri me Radikalët dhe Socialistët dhe ta cimentojë largimin e Serbisë nga BE, ose do të mundej të orvatej që të krijojë koalicion me Partinë Demokratike të Tadiqit, siç bëri victim e kaluar
Vëzhquesit theksojnë se procesi i krijimit të Qeverisë do të jet i gjatë të cilit do ti paraprijnë një periudhë bisedimesh, marreveshjesh dhe kushtëzimesh politike .
