PDR do te bashkohet me PD-ne
Reformatorët do t'i bashkangjiten sërish Partisë Demokratike, nga e cila u shkëputen para 8 vitesh. Pasi kanë marrë postin e zv/kryeministrit në qeveri, PDR pritet që në shator të formalizojë bashkimin, qe natyrisht ka një favor për ta: u siguron përfaqësimin në lista për zgjedhjet e 2009-ës. Me fillimin e sesionit të ri parlamentar reformatorët do të përfaqësohen nën siglen blu, çka sipas Tritan Shehut është pranuar parimisht dhe nga demorkratët . Aktualisht PDR ka dy deputetë ku Genc Pollo mban dhe postin e zv/kryeministrit. Ndarja e kësaj force politke, erdhi në vitin 2000 duke bërë që iniciuesi i saj Pollo, të shkëputet nga Berisha për të krijuar PDR. Por më shumë sesa shkrirje, kjo lëvizje politike i siguron reformatorëve ekzistencën në zgjedhjet e 2009, nga e cila rrezikojnë shumë parti të vogla për shkak të ndryshimeve në kodin zgjedhor.
