Faqja e Pare | Politika | Me 10 maj LSI therret qytetaret ne miting nen parrullen :Demokracia ne rrezik"

Me 10 maj LSI therret qytetaret ne miting nen parrullen :Demokracia ne rrezik"

image

 Në datën 10 Maj ne oren 19.00, në sheshin Skënderbej, LSI fton të gjithë qytetarët shqiptarë, nga i gjithë vendi dhe nga Tirana, në një miting madhështor,- tha ne nje deklarate per shtypin sekretari i Pergjithshemi LSI Petrit Vassili . Sipas tij ky miting  do ti thojë jo njëherë e përgjithmonë Gërdec- Kushtetutës të miratuar naten e 21 Prillit, nga 115 deputetë, tradhëtarë e të papërgjegjshëm, të cilët instaluan me votën e tyre Republikën e kryeministrit te Gerdecit dhe shkelën e nëpërkëmbën dinjitetin e qytetarëve shqiptare, demokracinë në Shqipëri, për të cilën shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta rivendosur atë, dhe shkelën republikën demokratike të Shqipërisë duke e kthyer atë përfundimisht në aksin e një diktature të re personale dhe jo më partiake.
Pikërisht në 10 Maj, - vazhdoi zoti Vasili - në sheshin Skëndërbej, në orën 19.00, në të njëjtin shesh ku demokracia ka parë të marë udhë dhe po në atë shesh i cili ka një simbolikë të jashtëzkaonshme për qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë thënë jo diktaturave, por i kanë thënë po demokracisë dhe jo thjesht individëve apo partive të veçanta, i thërrasim ata në këtë rrezik të madh në të cilin ndodhet vendi, në një miting madhështor me apelin, “Demokracia në rrezik”. Ëshstë rrezikuar çdo shqiptar, është rrezikuar çdo i ri shqiptar dhe çdo e re shqiptare, çdokush në Shqipëri ndodhet pra, përballë një shteti, i cili urren qytetarin, e përdhos qytetarin dhe nuk e lë më atë të vendosë. Shqiptarët do të dalin patjetër në datën 10 Maj.
Çdo shqiptar ka vendin e tij në sheshin “Skënderbej”, do të ketë zërin e tij në sheshin Skënderbej, atë zë që Gërdec- Kushtetuta kërkon t’ia heqë duke mos e lejuar më të zgjedhë as deputetë, të mos zgjedhë as Presidentin e vendit, të mos zgjedhë më asgjë.

Me tej Petrit Vasili , ne emer te LSI tha se i thërrasim qytetarët pra, në sheshin Skënderbej, të gjithë së bashku, për të rivënë në vend demokracinë dhe për të mos i bërë më shërbim variantit stalinist Rama-Berisha, që qytetarët të votojnë dhe votat ti numërojnë këta e t’i kthejnë në pushtete diktatoriale. Pikërisht me këtë moto, qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të nderuar në punën e tyre dhe në hapësirën që demokracia i krijon çdo individi janë thirrur atje për ti thënë jo diktaturës. Përfundimisht, Gërdec Kushtetuta do të marrë goditjen e saj më të egër, pikërisht në natën e 10 majit, ku qytetarët do të kthehen në shtëpitë e tyre me të qetë, sepse kanë bërë detyrën e tyre, në radhë të parë si patriotë dhe si njerëz që e duan atdheun e tyre më parë se çdo gjë tjetër. Pikërisht kësaj proteste ftojmë që ti bashkohen dhe të gjithë intelektualët, gjithë pjesëtarët e shoqërisë civile të cilëve u dhemb liria e tyre, e cila është tërësisht në rrezik, për ata më shumë se për këto tjetër. Prandaj, protesta e 10 majit është një apel, është një hymn i madh kombëtar, është hymni i lirisë të cënuar dhe të nëpërkëmbur.