Komentohet Olta Boka
Nje performance e embel per Shqiperine! Keshtu eshte komentuar ne faqen zyrtare te internetit prova e pare e Olta Bokes ne Eurovizion. Nga skena e Beogradit, 16-vjeçarja ka interpretuar kengen "Zemren lame peng" e cila eshte komentuar si nje balade e mirefillte dashurie. Ne pershtypjet e faqes se internetit, gazetaret e quajne Olten si me te voglen pjesemarrese te Eurovizion 2008, por me nje vokal te shkelqyer me te cilin ajo ka dashur te binde te gjithe ata qe e kane ndjekur gjate proves. Gazetaret shkruajne se fillimi i kenges ka qene nervoz per kengetaren shqiptare, por ajo ka arritur me pas te shfaqe performancen e plote per mbremjen finale. Kenga shqiptare eshte shoqeruar nga dy kitariste dhe nje baterist, ndersa skena eshte mbushur me zemra te verdha. Por media nuk ka lene jashte vemendjes dhe veshjen e Bokes, qe sipas tyre te kujton uniformen e shkolles! Olta Boka ka dhene edhe nje konference per shtyp, ku ka kerkuar falje per nervozizmin ne skene. Ajo eshte justifikikuar me faktin se kjo ishte hera e pare, perballe nje publiku nderkomebar. Te pyetur nga gazetaret se pse per te dytin vit rradhazi kishin zgjedhur nje balade, Adi Hila dhe Pandi Laço jane pergjigjur se kombinimi i dashurise me vuajtjen eshte element jo vetem i Mesdheut, por edhe i Shqiperise. Boka do te konkurroje ne 22 maj, kur eshte edhe gjysmefinalja e dyte e festivalit evropian
