Faqja e Pare | Kronika | Prokuroria kërkon të njihet me dosjen hetimore të aksidentit

Prokuroria kërkon të njihet me dosjen hetimore të aksidentit

image

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Durrës dosjen hetimore lidhur me aksidentin automobilistik, në të cilën është përfshirë deputeti Baki Shehu, bëri të ditur dje zëdhënësja e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, Holta Zhiti.  Sipas zëdhënëses Zhiti, një kërkesë e tillë është bërë, pasi Prokuroria e Përgjithshme është organi kompetent për hetimin e rasteve, në të cilat mund të jenë përfshirë deputetët e Parlamentit shqiptar si dhe mbajtësit e disa funksioneve të tjera të rëndësishme publike dhe shtetërore. Në mëngjesin e 19 shkurtit, në segmentin rrugor Plepa-Kavajë, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, deputeti Shehu, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", ka aksidentuar me vdekje shtetasin Agim Abdurrahmani. Baki Shehu është zgjedhur deputet në zonën 47 të Qarkut të Tiranës, i cili përfshin zonën Vaqarr - Kashar dhe Ndroq.