Ilirian Dida denohet me pese vjet burgim; shpallet i pafajshem per akuzen e vrasjes
Ish-drejtori i policise se Beratit, Ilirjan Dida eshte denuar vetem me 5 vjet per shperdorim detyre. Gjykata e Beratit ka rrezuar akuzat dhe e ka shpallur te pafajshem per vrasjen e Dritan Zhukes, i njohur si Shuaipi si dhe ekzekutimin e Gjergji Gushalit. Pas nje procesi te gjate dhe 42 seancash te zhvilluara prokuroria kerkoi 22 vjet burg gjithsej. Prokurori i çeshtjes deklaron se do te apeloje vendimin. Vrasjet, per te cilat Dida akuzohej kane ndodhur pikerisht ne vitet kur ai drejtonte policine e Beratit. Nga ana e tij Dida ka mohuar te jete i perfshire ne keto dy vrasje. Ne seancen e fundit ai eshte mbrojtur vete ne gjyq. 7 vjet me pare ai akuzoi si autor te vrasjeve shtetasin Besnik Shuka, por ky i fundit u vra pikerisht ne diten qe do te deshmonte kunder Dides. Per kete vrasje ka mbajtur autoresine e shoqja e viktimes.
