Protesta te banoreve te Gerdecit te strehuar ne Kovalishence
370 banoret e Gerdecit qe jane strehuar ne Kovalishence kane nisur protestat duke kundershtuar vendimin e qeverise per t'i larguar nga keto ambiente pas dy ditesh. Te pakenaqur edhe nga vleresimi i shtepive te tyre dhe shperndarja e lekeve, te mbijetuarit e Gerdecit kercenojne me greve urie. Thëllëza Gërdeci, 32 vjeç, eshte nene e dy femijeve. Si shume te tjere nga shperthimi tragjik, ajo ka humbur gjithcka. Tashme per te endrra e vetme eshte te kete serish nje shtepi dhe parukerine e saj me te cilen siguronte jetesen. Shqetësimet e banoreve te Gerdecit kanë një pikë të përbashkët: të mos harrohen nga shteti. Afati i fundit i qëndrimit të tyre ne Kovalishence është 15 maji, pasi pas kesaj date zyrtaret e Ministrise se Brendshme planifikojne pushimet e tyre verore. Gjate qendrimit ne Kovalishence femijet jane asistuar nga punonjes sociale fale bashkepunimit te bankes NBG dhe Ministrise se Turizmit. Trajtimi per te permiresuar gjendjen e tyre psikologjike pas traumes, do te vazhdoje edhe gjate veres.
