Faqja e Pare | Kronika | Gjykata le ne fuqi masen e "Arrest shtepie" per Arben Sefgjinin

Gjykata le ne fuqi masen e "Arrest shtepie" per Arben Sefgjinin

image

Gjykata e Krimeve te Renda la ne fuqi sot ne mesdite masen e sigurise "arrest shtepie" per Drejtorin e Tatimeve Arben Sefgjini, edhe pse ky i fundit deklaroi se nuk do te largohej nga Shqiperia derisa te përfundonte gjykimi i ceshtjes. Sefgjini, ish-kreu i SHIK-ut te Tiranes ne 1995, kur u rrëmbye dhe u zhduk biznesmeni shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha kërkoi ndryshimin e mases se sigurise, por te gjitha provat dhe faktet qe vuri ne dispozicion pala mbrojtëse me sa duket nuk e kane bindur Gjykaten.
Nderkohe nje tjeter akuze eshte ngritur mbi kryetatimorin Arben Sefgjini. Prokurori i Krimeve te Renda Xhevat Hana tha se akuza e re eshte ajo e rrëmbimit dhe torturimit me pasoja te renda te Avdyl Loshajt. Sipas prokurorit Hana ne 2003, Prokuroria kishte vendosur pushimin e ceshtjes per akuzen e rrëmbimit dhe torturimit me pasoja te renda te Remzi Hoxhes dhe te Ziso Kristopullit.