Faqja e Pare | Kronika | Komisioni i Mandateve kerkon dokumenta shtese per imunitetin e Mediut

Komisioni i Mandateve kerkon dokumenta shtese per imunitetin e Mediut

image

Ka mberritur ne Prokurorine e Pergjithshme shkresa e Komisionit te Verifikimit te Mandateve ne lidhje me dokumente shtese per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dokumentet shtese kane te bejne me prova e dokumente faktike qe disponon organi i akuzes ne lidhje me kompromentimin e Mediut ne skandalin e fabrikes “AlbaDemil”. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme bejne te ditur se tashme letra eshte ne zyren e Kryeprokurores Ina Rama. Heqja e imunitetit do te ndihmoje Prokurorine te hetoje ish-ministrin e Mbrojtjes per tragjedine e 15 marsit ne Gerdec, ku mbeten te vrare 26 persona, 300 u plagosen dhe u shkatërruan mijera shtepi e biznese. Prokuroria e Pergjithshme dergoi kerkesen per heqjen e imunitetit ne Kuvendin e Shqiperise me 25 prill te ketij viti. Sipas kryeprokurores Rama ekzistojne disa urdhra te ish-ministrit ne kundershtim me aktet nenligjore. Keto urdhra sipas akuzes kishin te benin me mënjanimin e Shtabit te Pergjithshem ne procesin e caktimit te vendit te ngritjes se fabrikes, si dhe ne urdhra qe i jepnin te drejten SAC- AlbaDemil te demontonte fisheke te kalibrave qe nuk parashikoheshin ne vendimet per t’ia ngarkuar kete proces SAC-AlbaDemil.