Dekorohet me urdhërin "Hero i Kosovës" Luan Haradinaj
Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, e ka dekoruar me urdhërin “Hero i Kosovës”, gjeneralin e UÇK-së, Luan Haradinaj.
Në një njoftim të presidencës thuhet se presidenti e ka marë këtë vendim duke u bazuar në kopetencat e tij. Ky urdhër thuhet tutje në njoftim, u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vendimi i presidentit hyn në fuqi menjëherë, bëhet e ditur në njoftimin nga presidenca.
