Gjilan: 73 pjestarë të minoritetit sërb braktisën vendet e punës
73 pjestarë të minoritetit sërb, të punësuar në institucionet komunale të Gjilanit, i kanë braktisuar sot vendet e tyre të punës, pasiqë nuk i njohin institucionet e Kosovës së pavarur.
Serbëve të Gjilanit u janë bashkëngjitur edhe 15 zyrarë serbë të komunës së Vitisë. Ndërkohë, punëtorët serbë të gjykatës në Mitrovicë kanë protestuar edhe sot para ndërtesës së Gjykatës së Qarkut duke kërkuar kthimin në vendet e tyre të punes.
