Faqja e Pare | Kosova | Kronika | Studentet serbe protestojne ne Mitrovice

Studentet serbe protestojne ne Mitrovice

image

Studente nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Kosovës kanë protestuar sot,ditën e tretë radhazi,në pjesën e veriore të qytetit, duke treguar se nuk pajtohen me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Studentët kanë paralajmëruar se ditëve të ardhshme do të protestojnë,ndërsa atyre që nga nesër do ti bashkëngjiten edhe akademikët nga Beogradi,Nisha ,Kragujvci,Novi Sadi,Banja Lluka dhe Sarajeva e lindjes. Protesta ka përfunduar pa incidente. Ura kryesore në Mitrovicën e Kosovës është siguruar nga forcat e UNMIK-ut dhe SHPK,ndërsa derisa ka zgjatur protesta helikopteri i KFOR-it ka vëzhguar Sheshin e vëllezërve Miliq ku janë tubuar studentët.