Faqja e Pare | Kosova | Kronika | Theren me thika dy nxenes te shkolles se mesme ne Prishtine

Theren me thika dy nxenes te shkolles se mesme ne Prishtine

image

 Dy nxënës të moshës 17 dhe 18 vjeçare të shkollës së mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë janë plagosur me mjete të mprehta. Shërbimi Policor i Kosovës është njoftuar për këtë rast dhe ka dal ne vendin e ngjarjes, ndërsa, nxënësit e plagosur menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është mësuar se jeta e tyre nuk është në rrezik.
Policia ka njoftuar përmes një komunikate se të dyshimtit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk është arrestuar ndonjëri nga ta edhe pse hetuesit e SHPK-se nga stacioni Policor Veriu kanë arsye të besojnë se shumë shpejt ky rast do të ndriçohet.

Derisa vitin e kaluar kjo ishte një dukuri mjaft shqetësuese për neve, dhe në atë kohe ne kishim punuar plane operative dhe i kishim vënë në zbatim në nivel të Kosovës, thotë SHPK-ja duke sqaruar se të involvuar ne zbatimin këtyre planeve ishin policia në komunitet, operativa dhe hetimet.

Ky plan kishte ndikuar ne rritjen e sigurisë nëpër shkolla, ndërsa këtë vit është riformuluar dhe vazhdon edhe me tutje te jete aktiv, njofton SHPK.

Para 6 javëve është formuar edhe një grup punues ndërministror i përbërë nga përfaqësues të MPB-së, MASHT-it, Ministrsë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Drejtësisë si dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili do të punojë në hartimin e një Marrëveshjeje Mirëkuptimi, e cila do të jetë bazë për formimin e grupeve dhe nëngrupeve punuese, sipas fushave të caktuara për hartimin e strategjisë nacionale për parandalimin e sjelljeve asociale dhe delikuente.

“Edhe pse SHPK-ja është vazhdimisht e përkushtuar që të ndikojë në ruajtjen e sigurisë në shkolla, kuvendet komunale janë përgjegjëse për sigurinë ne to”,thuhet në një komunikatë të policisë.