Faqja e Pare | Kosova | "Independent": Serbia përkujton në kohën e Sllobodan Millosheviqit

"Independent": Serbia përkujton në kohën e Sllobodan Millosheviqit

image

 Serbia sot i ngjan dhe përkujton në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian janë në krizë të thellë pas trazirave dhe dhunës në Beograd dhe pas disponimit të shprehur antiperëndimor, shkruan gazeta londineze "Independent", në editorialin e saj për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në dhe rreth këtij shteti ballkanik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra, gazeta shkruan se pas ndërtimit pothuaj tetëvjeçar të urave me fqinjtë e saj evropianë, Serbia gjatë javës së kaluar përkujtoi në kohën kur pushteti i ka inicuar sjelljen antiperëndimore dhe urrejtjen, kur madje edhe programet zbavitese televizive amerikane largohen nga programi i televizionit shtetëror.

BE-ja dhe SHBA-ja ashpër reaguan në sulmet mbi ambasadat dhe misionet e vendeve të huaja në Beograd, pas çka amerikanët veçmë paralajmëruan tërheqjen e personelit diplomatik që nuk është i domosdoshëm, si dhe të familjeve të diplomatëve, ndërsa Gjermania më nuk jep viza për qytetarët serbë.

Gazeta londoneze, mes tjerash e thekson edhe frikën për sigurinë e grupeve të ndryshme etnike, që jetojnë në kryeqytetin e Serbisë, si dhe të atyre që punojnë në ndërmarrjet e huaja dhe kompanitë e përziera.

Mbi 35 njerëz, vetëm në Beograd, janë të punësuar në organizata, ndërmarrje dhe përfaqësi ndërkombëtare, të cilat sugjerojnë se në vend se të kthehet në të kaluarën, Serbia duhet t'i kthehet kohës që vjen dhe drejt prosperitetit të përshpejtuar", shkruan "Independent".