Faqja e Pare | Kosova | Zannieri paraqet sot në KS raportin e Sekretarit Ban për zhvillimet në Kosovë

Zannieri paraqet sot në KS raportin e Sekretarit Ban për zhvillimet në Kosovë

image

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Lamberto Zannieri po paraqet sot para Këshillit të Sigurimit raportin e rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë, në një seancë ku po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
Zannieri do të takohet sot pasdite edhe me Sekretarin e Përgjithshëm, me ç'rast do ta njoftojë atë mbi takimet e tij në Beograd, si dhe iniciativën për një nismë të dialogut për çështje praktike, për të cilat Sekretari Ban ka kërkuar të bisedohet edhe në raportin e tij të fundit, të cilin ia ka paraqitur Këshillit të Sigurimit.

Në këtë raport të Sekretarit të Përgjithshëm theksohet se misioni i Kombeve të Bashkuara duhet t'i përshtatet realiteteve të reja në Kosovë dhe nuk mund të punojë me efikasitetin e mëparshëm, nëse nuk rikonfigurohet.

"Vlerësimi im është se UNMIK-u nuk mund të përmbushë rolin e administratës tranzitore në mënyrë aq efikase, siç ka qenë rasti më herët", thekson Sekretari Ban në raportin e tij. Ai gjithashtu ka thënë se pret fillimin e dialogut me Beogradin në gjashtë fushat kryesore të interesit të përbashkët, që përfshijnë policinë, gjykatat, doganën, transportin dhe infrastrukturën, kufijtë dhe trashëgiminë kulturore serbe.

Raporti vë në pah se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në shkurt, autoritetet në Prishtinë kanë miratuar një numër ligjesh për marrjen nën kontroll të pushteteve që më parë administroheshin nga UNMIK-u.

Raporti gjithashtu thekson se serbët e Kosovës nuk i kanë pranuar këto masa dhe kanë krijuar struktura paralele, veçanërisht në Kosovën veriore.

Sekretari Ban, në letrën e tij të fundit, ka udhëzuar përfaqësuesin e tij në Kosovë, Lamberto Zannieri, që të bashkëpunojë me misionin e Bashkimit Evropian, EULEX, për të siguruar një rol operativ në Kosovë, në fushën e sundimit të së të drejtës nën autoritetin gjithëpërfshirës të Kombeve të Bashkuara.

Sipas vlerësimit të Sekretarit Ban, Këshilli i Sigurimit nuk është i aftë që të ofrojë udhëzimet për rikonfigurimin e misionit në Kosovë. Megjithatë, kur është fjala tek statusi i Kosovës, Sekretari Ban sërish në raport
thekson se “Kombet e Bashkuara mbajnë pozicionin neutral