Faqja e Pare | Kosova | Italia emëroi ambasadorin në Kosovë

Italia emëroi ambasadorin në Kosovë

image

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot në takim Patrik Mura, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Italisë në Kosovë. Duke sjellë letrat kredenciale të ambasadorit të parë në Kosovë, z. Mura njoftoi se Ministria e Jashtme e Italisë ka emëruar z. Michael Louis Giffoni për ambasador në vendin tonë. 
Sipas një komunikate, presidenti Fatmir Sejdiu dhe diplomati italian biseduan për gjendjen në Kosovë dhe perspektivën e zhvillimit të gjithmbarshëm dhe të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Z. Patrik Mura u zotua për vazhdim të mbështetjes italiane për Kosovën, duke theksuar se politika e Italisë karshi Kosovës nuk do të ndërrojë.