Sejdiu: Tentativat per ndarjen e Kosoves nuk do te behen realitet
| Iluzionet për ndarjen e Kosovës nuk do të bëhen realitet, tha kryetari, Fatmir Sejdiu, duke i vlerësuar si tentativa të qarta për ndarjen e Kosovës vizitat e liderëve serbë në Kosovë dhe zgjedhjet lokale serbe që priten të mbahen të dielën. |
| Këto komente kryetari Sejdiu, i bëri pas takimit me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Ulrika Mosberg, e cila i solli letrat kredenciale të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit suedez. |
