Lithuania sot ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës
Parlamenti i Republikës se Lithuanisë ka marrë sot vendim për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu i ka rekomanduar Qeverisë së këtij vendi që të fillojë procedurën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Lituanisë dhe Kosovës.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti i Lithuanisë inicioi procedurën parlamentare për njohjen e Republikës së Kosovës.
