Faqja e Pare | Kosova | OKB bën thirrje kundër dhunës ne Kosove

OKB bën thirrje kundër dhunës ne Kosove

image

Nënsekretari i OKB-së për operacione paqeruajtëse, Jean Mari Guehenno, iu ka bërë thirrja të gjitha palëve në Kosovë që të punojnë për të shmangur dhunën.

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni faktmbledhës lidhur me situatën pas shpalljes së pavarësisë.

Zoti Guehenno ka përjashtuar mundësinë e lindjes së ndonjë konflikti ndërmjet misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ai nuk ka saktësuar çfarë roli do të ketë OKB-ja në Kosovë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 qershor.

Në këtë datë Misioni i Kombeve të Bashkuara duhe t'ia kalojë kompetencat qeverisë së Kosovës dhe misionit EULEX të Bashkimit Evropian.

Zoti Guehenno tha se OKB-ja do t'iu përshtatet rrethanave në terren.

"Nuk mund ta imagjinoj ndonjë konflikt me Bashkimin Evropian. OKB-ja operon duke u mbështetur në rezolutën 1244", tha Jean Mari Guehenno pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ai tha se OKB-ja është e përkushtuar që të lërë pas vetes paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Duke e vlerësuar periudhën në të cilën po kalon Kosova pas shpalljes së pavarësisë si "kritike", zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara tha se tani të gjithë duhet të punojnë për të shmangur çfarëdo situate që mund të çojë në dhunë.

Nënsekretari i OKB-së për operacione paqeruajtëse, Jean Mari Guehenno, të dielën viziton qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Me pas ai do te shkoje edhe ne Beograd