Faqja e Pare | Bota | Amerika | Xhena Bush sot para altarit

Xhena Bush sot para altarit

image

Jenna Bush, vajza binjake 26 vjeçare e presidentit dhe zonjës Bush martohet sot në një ceremoni të vogël dhe private në fermën e familjes në Crawford të Teksasit.

Nusja dhe dhëndëri i ardhshëm, Henry Hager, djali i kryetarit të partisë republikane të Virginias do të martohen sonte në muzg para një altari të gdhendur enkas për këtë rast.

Rreth 200 miq pritet të marrin pjesë. Në fjalimin e tij të radios presidenti Bush tha se dita e dasmës së vajzës ishte një ngjarje shumë e veçantë për familjen e tij.

Çifti vendosi që dasmën të mos e bënin në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ajo do të ishte shumë zyrtare.

22 fëmijë presidentësh janë martuar ndërsa baballarët e tyre kanë qënë në post. Dasma e fundit në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 1971 kur vajza e presidenti Nixon Tricia u martua në kopshtin e trëndafilave.