Kina paralajmeron ashpersi ndaj protestave
Njoftohet se dhjetë persona janë vrarë në trazirat e ditës së premte në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa.
Agjencia kineze e lajmeve, Hsinhua, tha se shumica e të vrarëve ishin biznesmenë.
Turma të inatosura i vunë zjarrin dyqaneve me pronësi kineze në dhunën më të rëndë kundër sundimit kinez në gati 20 vjet.
Njoftimet më të fundit thonë se Lhasa është e qetë, ndërsa në rrugë janë vendosur tanket.
Megjithatë është tepër herët për të thënë nëse do të ketë protesta të tjera gjatë fundjavës.
Turistët e huaj po mbahen jashtë qytetit.
Një zyrtar qeveritar tha se Kina do të veprojë me ashpërsi kundër demonstruesve - duke sfiduar thirrjet nga bashkësia ndërkombëtare që Pekini të tregojë përmbajtje.
Gjithë kjo ngjarje e ka vënë reagimin e Kinës ndaj Tibetit në qendër të vëmendjes - vetëm pak muaj para Lojrave Olimpike.

