Faqja e Pare | Bota | Me shume se 8500 te vdekur nga termeti ne Kine

Me shume se 8500 te vdekur nga termeti ne Kine

image

Njoftohet se deri në 8,500 vetë mund të kenë vdekur nga një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës.
Tërmeti kishte fuqi 7.8 ballë sipas shkallës Richter në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Mendohet se në rajonin e Bechuanit janë lënduar rreth 10 mijë vetë.

Tërmeti njoftohet se ishte më i fuqishmi që ka goditur provincën Sichuan gjatë 30 vjetëve të fundit.

Ushtarë dhe helikopterë janë dërguar në rajon për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit.

Tërmet i fuqishëm

Ndërkohë më herët u njoftua se rreth 900 nxënës kanë mbetur nën rrënojat e një shkolle që u shemb gjatë tërmetit.

Presidenti Hu Jintao bëri thirrje për përpjekje "të gjithanshme" për të shpëtuar të mbijetuarit.

Ai goditi 92 km larg nga Chengdu, qendra e provincës Sichuan.

Kryeministri Wen Jiabao ka udhëtuar drejt zonës ku janë dërguar dhe trupa të ushtrisë për të ndihmuar të prekurit.

Operacione shpëtimi

Nuk janë të qarta hollësitë e incidentit ku janë të përfshirë 900 nxënësit.

Ata mbetën nën rrënojat e ndërtesës në shkollën e mesme Juyuan në qytetit Dujiangzan, rreth 100 km nga epiqendra e tërmetit në provincën Wenchuan, njofton agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Më herët u njoftua vdekja e katër fëmijëve dhe lëndimi i mbi 100 të tjerëve gjatë rrëzimit të ndërtesave shkollave fillore në në zonën Chongqing pranë Sichuanit, shton agjensia.

Një korrespondent i BBC-së thotë se ushtria kineze ka përvojë pozitive në mobilizimin e trupave të saj dhe në evakuimin e të rrezikuarve.