Faqja e Pare | Biznesi | Nis ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare, tek Bregu i Lumit

Nis ndërtimi i shkollës së re 9-vjeçare, tek Bregu i Lumit

image

Nisin sot punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në zonën e Bregut të Lumit. Për realizimin e këtij objekti me rëndësi të madhe për banorët e zonës, është vendosur të shfrytëzohet kapanoni i dherave në Fabrikën e Tullave, një truall në pronësi të shtetit. Shkolla e re do jetë pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake Nr.11 dhe është projektuar nga firma konsulente D&C Partners.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama , i pranishëm në inagurim nënvizoi rëndësinë e madhe që ka për kryeqytetin e veçanërisht për integrimin e periferisë ndërtimi i shkollave të reja.  Rama u shpreh: “Janë 23 shkolla që rindërtohen nga themelet, ndërtohen tërësisht nga hiçi, duke filluar nga viti i shkuar dhe këtë vit. Kjo shkollë sot është shkollë që sjell një mundësi të re për këtë periferi të madhe të Tiranës, që përbën një hallkë të re jetike të integrimit të periferisë me qytetin e së djeshmes dhe që krijon të gjitha kushtet për fëmijët e kësaj periferie që të jenë së bashku me fëmijët e qendrës dhe të gjithë Tiranës, qytetarët europianë të kryeqytetit të nesërm shqiptar.

Ky objekt tërësisht i ri, do të ndërtohet në një sipërfaqe prej  1400 m2  dhe është  projektuar me 3 kate. Pas fillimit të punimeve për rikonsktruksionin e gjithë bllokut 45 tek Bregu i Lumit, ndërtimi i shkollës së re do të jetë një ndihmë e vyer për gjithë fëmijët e zonës, kryesisht të ardhur nga vende të ndryshme të Shqipërisë, duke përmbushur në këtë mënyrë dhe premtimin e Bashkisë së Tiranës për urbanizimin e plotë të zonës si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, gjë e cila do të sjellë në mënyrë të pashmangshme përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit dhe veçanërisht të fëmijëve të zonës.  

 

Shkolla e re ka këto të dhëna teknike:

Sipërfaqe e sheshit të ndërtimit

3230 m2

Sipërfaqe ndërtimi

3400 m2

Koeficenti i shfrytëzimit

043

 

 

 

Numri i nxënësve

600

Klasa mësimore

14 (638 m2)

Bibliotekë

110 m2

Laboratorë

5 (290 m2)

Zyrë Administrative

86 m2

Senati i fëmijëve

30 m2

Asistencë Mjeksore

33 m2

Palestër + 5 mjedise ndihmëse

448 m2

Depo + magazine

1 +1

Mjedise hidrosanitare

100 m2

Sallë mësuesish

45 m2

Firma e zbatimit të punimeve është “A.N.K”  Vlera e objektit është  679,777 Euro, nga Banka e Këshillit të Europës.

Afati i përfundimit të punimeve: Qershor 2009.