Faqja e Pare | Biznesi | Çmimi i naftës shënon nivel të ri rekord

Çmimi i naftës shënon nivel të ri rekord

image

Në bursën e Nju Jorkut, çmimi i nafës shënoi një nivel të ri rekord prej 122 dollarë e 73 centë për fuçi.

Çmimet u rritën në një atmosferë shqetësimesh se furnizimet mund të mos plotësojnë kërkesat në rritje pasi sulmet e armatosura të kryengritësve ndaj rafinerive të naftës në Nigeri vështirësuan eksportin nga ky vend, i teti më i madhi në botë si eksportues nafte.

Shqetësimet e furnizimit u shtuan edhe nga tensionet në Irak dhe ato midis vendeve perëndimore dhe Iranit. Çmimet e nafës thuajse janë dyfishuar që nga e njëjta periudhe e vitit të kaluar