Faqja e Pare | Biznesi | Mikrosofti tërhiqet nga Yahoo-ja

Mikrosofti tërhiqet nga Yahoo-ja

image

Kompania Mikrosoft e ka tërhequr ofertën e saj për të blerë kompaninë e shërbimeve të internetit, Yahoo.

Përpjejka e Mikrosoftit dështoi për shkak se të dyja palët nuk ranë dakord për vlerën e aksioneve të Yahoo-së.

Mikrisofti tha se e kishte rritur ofertën me afro 5 miliardë dollarë, duke e vlerësuar një aksion 33 dollarë.

Mirëpo drejtuesit e kompanisë Yahoo kërkuan 37 dollarë për çdo aksion.

Korrespondenti i BBC-së në Shtetet e Bashkuara thotë se Mikrosofti dëshironte ta blinte Yahoo-në për të konkuruar me kompaninë tjetër Google, e cila dominon tregun fitimprurës së reklamave në internet.