Faqja e Pare | Analiza | Nevrus Nazarko | Tragjedia e Gerdecit dhe Ora e Bushit

Tragjedia e Gerdecit dhe Ora e Bushit

image

Eshte pak te thuash qe ajo cka ndodhi ne Gerdec te Tiranes ishte nje tragjedi, dhe si e tille duhej trajtuar dhe amplifikuar ne menyre te tille qe jo vetem te nderoheshin viktimat e saj por edhe te nxirret mesim se si situata te tilla te mos perseriten me. Eshte thene e shkruar aq shume keto dite sa veshtire te kete qoshe te saj pa u mbuluar, dhe kjo deri diku eshte e justifikuar, them deri diku se pas fazes se pare (ne se mund ta quajme te tille) te tronditjes kur gazetaria rendi te jape informacion sa me te detajuar me ceshtjen, kemi kaluar ne nje “aftershock” ku vihen re disa dukuri shqetesuese. Eshte fjala per personalizimin tej mase te situates ku gazetare, analiste e politikane te rrymave te caktuara nuk po lene fjale dhe epitete te fjalorit shqiptar e kur ato nuk arrijne erudicioni i tyre sjell huazime nga simotrat boterore. Qe gazetaret ndjekin lajmin, i mire apo i keq qoshe me qoshe nuk ka asgje te keqe, megjithese do te deshironim qe lajmet pozitive apo dukurite e mira te marrin pak me  shume pasqyrim ne edicionet e lajmeve. Edicione ku vendin kryesor e zene fenomenet qe “shiten” dhe ndukin kersherine e qindra mije te teleshikuesve shume te pune, e me teper te papune, por kjo s’ka rendesi, rendesi ka qe lajmi qe sheh te te beje te “ndihesh mire”, te ta lehtesoje sadopak “hallin” e perditshem pasi ne kete bote (me mire te themi ne kete mini-shtet qe jeton) paska probleme edhe me te medha, si psh. nje pedagog qe heq kembet zvarre me nje studente, nje fshatar qe vritet per cepin e gardhit a nje drejtues institucioni qe ka problem me ligjin si rezultat i pergjimeve (te ligjshme a paligjshme) s’ka rendesi.  Jo shume kohe me pare, gati 8-9 muaj, nje dukuri interesante e implementuar nga media ne bashkepunim me mendjet krijuese qe bejne opozite per gjithcka e pa kufi, zuri vendet e para jo vetem ne median vendase por edhe ne ate te huaj. Eshte fjala per viziten e sukseshme te Presidentit Bush ne Shqiperi. Kur nuk kishin mbetur vecse disa minuta qe avioni presidencial te ngrihej nga “nene Tereza” dhe kur gjithcka shkoi si jo me mire, bile jashte cdo parashikimi, pa ekuivoke, ne lidhje me pavaresine e Kosoves Presidenti Bush deklaroi qe “... Shpejt a vone, durimi ka nje kufi, Kosova eshte e pavarur”, nje mendje e djallezuar ngjizi shpejt e shpejt nje “lajm” ogurzi, te pashoq per nga negativiteti qe perconte: “Shqiptaret i vjedhin oren Bushit”. Kushdo qe ka marre fryme prej atij casti, jo vetem ne Shqiperi por edhe me tej e di se cfare ndodhi me pas, nje pergenjeshtrim i menjehershem nga Shtepia e bardhe qe nuk la vend per dyshime. Por per disa kjo ishte paksa vone, mendja e mbrapshte kishte mundur ta fuste prape Shqiperine ne diskutimet e dashakeqeve, ate qe shqiptaret ne atdhe dhe kudo ne bote perpiqeshin ta ndertonin cdo ore e sekonde, po shkermoqej para syve tane, dhe me e keqja eshte se ne situata te tilla groteske ndihesh si i pafuqishem, me dilemen migjeniane “ a si nuk kam nje grusht te forte , t’i bie mu ne zemer malit qe s’bezan”, por kete rradhe “mali” ishte eludues dhe i padukshem. Rendesia e ngjarjes ne korelacion me situate e pritshme ne Kosove, por edhe me ato ne Shqiperi si nje nga vendet me pro-amerikane en bote, ishte dhe eshte lehtesisht e kuptueshme.Zhvendosemi 8-9 muaj me vone ne prag te nje tjeter ngjarjeje te madhe historike per nga permasat dhe me gravitet me te madh se dalja figurative nga traktati i Varshaves ne vitin 60-te. Shqiperia eshte gati te marre ftesen per ne NATO, nje event me se historik, qe jo vetem konfirmon deshiren e kahershme te shqiptareve per te bere pjese ne perendim, por ne njefare mase edhe e zyrtarizon deshiren e ketyre te fundit per te na pasur ne mes tyre, ne nje kohe kur duket sikur jemi dhjetera vjet larg BE-se. Rendesia a Shqiperise ne NATO, eshte pertej cdo parashikimi, nje pjesemarrje me efekte te jashtezakonshme ne gjeopolitiken dhe konfiguracionet e pritshme ne bote. Por cfare ndodh? Si e porositur nga mullinjte qe kane bluar lajme ogurzeza per kete vend te ashper, nje tragjedi i bie mbi krye, nje tragjedi qe jo vetem figurativisht por edhe realisht tundi themelet e Tiranes. Figurativisht edhe me domethenese, pasi koba qe ndolli dhe vazhdon te ndjelle i kalon caqet e nje aksidenti industrial. Pa dashur te analizojme demet ne jete njerezish qe jane te pallogaritshme, si dhe ato ekonomike te cilat variojne, te terheq vemendjen predispozicioni i disa politikaneve dhe gazetareve per te luajtur edhe prokurorin edhe gjykatesin. A nuk tingellojne histerite per shpagime, emrat me te cilat etiketohen ministrat dhe kryeministri nga keta opozitare dhe analiste sikur cdo gje eshte hetuar, gjykuar dhe vendosur? Cili do te ishte reagimi i tyre ne rast se njera nga pistat e hetimit, ajo e sabotazhit, do te ishte e vertete? Pa dyshim qe shteti ka pergjegjesi, ndaj edhe ministri i mbrojtjes eshte nje ish qysh prej dje dhe nen hetimin e prokurorise, por kjo tragjedi nuk duhet te behet shkak qe te penalizohet Shqiperia. A nuk i vershellyem bilbilat per me se nje muaj, a nuk e frenuam “Sollakun” per me se 3 vjet, a nuk e demonizuam zgjedhjen e presidentit dhe aktoret e procesit deri ne absurditet? Dhe e gjithe kjo ne emer te pavaresise se institucioneve. Pra lerini ato te kryejne punen e tyre, mjaft me kercenime te hapura dhe te kamufluara ndaj Shqiperise dhe perfshirjes se saj ne kahun e duhur. Kembanat mortore qe rane dje ne funeralet e te pafajshmeve te Gerdecit nuk rane vetem per ata, por lum kush ka veshe dhe t’i degjoje.... nevrus@nazarko.us