Ministri i padrejtë i drejtësisë
Ministri i drejtësisë Enkelejd Alibekaj bëhet bashkëfajtor në mbytjen e biznesit—e pra kishim besim se ky do të ishte ndryshe, sepse vinte nga internimi komunist. Zor se gjen në ndonjë vend në botë, e jo më në NATO, dy ministra të dytë që t’i vënë biznesit një tatim më të lartë se çmimi i shitjes së mallit (ka firmosur edhe ministri Bode, por me të nuk po merremi, sepse ai është brenda doktrinës së tij antikapitaliste, të ekstremit të majtë). Ky tatim vihet tek ne, me një akt nënligjor të padrejtë, të nënshkruar edhe nga ministri i drejtësisë: shitësit e tokës tatohen më shumë se kanë shitur tokën! Akti është Udhëzimi nr. 9, datë 26.02.2008, “Për Tatimin e Kalimit të së Drejtës së Pronësisë së Paluajtshme”. Natyrisht që ky Akt duhet të
anulohet urgjentisht, sepse është dhe i kundërligjshëm.
Po ilustrojmë me një shembull real, që të kuptohet lehtë se ç’ po bëhet. Meti i ka shitur Mirës një parcelë toke bujqësore prej 1000 metra katrorë, në fund të vitit 2007. Shitja është bërë me 2000 lekë/m2, gjithsej 2 milionë lekë. Meti kishte llogaritur se do të paguante tatim 0,5% të vlerës së shitjes, pra gjithsej 10 mijë lekë. Shkon ta regjistrojë shitjen, dhe i thonë: “Jo, tatimi që do të paguash është mbi 3,4 milionë lekë”. U çmend Meti, pasi fillimisht iu duk e pamundur, siç po ju duket edhe ju lexues, dhe me të drejtë. Edhe ju do të thoni: si ka mundësi të paguhet tatim më shumë se vlera e mallit të shitur, pavarësisht se dhe vetë tatimi është rritur 343 herë, në krahasim me tatimin para ardhjes në pushtet, të kryeministrit Berisha që premtoi me të madhe se do t’i ulte tatimet.
Në pikën 7 të Aktit, shkruhet: “Në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën, për efekt të përcaktimit të detyrimit tatimor, si çmim minimal i shitjes do të merret çmimi i përcaktuar në VKM nr. 555, datë 29.08.2007, VKM nr. 653, datë 29.09.2007, dhe VKM nr. 139, datë 13.02.2008” Vendime me firmë dhe vulë të kryeministrit Sali Berisha] Sipas njërit nga këto VKM, çmimi minimal i tokës, në vendin ku ka parcelën Meti, është 34 237 lekë/m2. Edhe ministri Alibekaj, pavarësisht se nuk është ekonomist, di të llogarisë se parcela e Metit, i bie ta ketë vlerën minimale 34 237 000 lekë (1000 m2 herë 34 237 lekë/m2), dhe se tatimi prej 10% mbi këtë vlerë, është fiks 3 423 700 lekë (34 237 000 lekë, pjesëtuar me 10). (Për arsye “misterioze”, toka supozohet, nga Akti, me vlerë zero para vitit 2008, prandaj nuk zbritet asnjë vlerë, siç e kërkon ligji në përcaktimin e “fitimit kapital të realizuar”, shih GSH të datës 14.1.2008, tek “Ministri i financave shkel kushtetutën”).
Nuk ia vlen të zgjatemi më tej, me absurdet me të cilat është mbushur, dhe me mënyrën idiote sesi është shkruar akti nënligjor që cituam, i cili është bërë objekt talljeje nga të gjithë noterët e Shqipërisë, të cilët përflasin edhe shkruesen e tij. Kjo qeveri po asfikson ekonominë, dhe konkretisht po shkatërron tregun e pasurive të paluajtshme. Qeveria është e babëzitur për para, prandaj, duke u justifikuar me luftën kundër evazionit fiskal, ka rritur tatimet me qindra herë, duke shkelur edhe ligjet e aprovuara nga vetë Kuvendi që e ka pjellë këtë qeveri.
Padrejtësia është aq e madhe, sa nuk mund të mos themi se ministri ynë i drejtësisë është i padrejtë. Nuk mund t’ia falim këtë padrejtësi, me gjithë predispozicionin (prirjen) pozitive që kemi sepse ai është rritur në internimin komunist, dhe nuk është si kryeministri ynë Berisha që ishte sekretar i partisë komuniste që internoi ministrin, edhe në kohën që u internua, dhe edhe në gjithë periudhën kohore kur ministri ishte në internim!
Natyrisht që fajin kryesor e kanë politikanët berishistë, që u ka lidhur dorën me spango (si kukullave), dhe aprovojnë çdo gjë që u servir ai, kryeministri.
Por ka shumë faj dhe opozita, e cila duhet të bënte pjesë të protestave të saja të përgjithshme, protestat konkrete kundër këtyre qëndrimeve me tatimet, që po i kushtojnë ekonomisë, më shumë se i ka kushtuar Gërdeci, vetëm se Gërdeci ishte një eksplozion që u detyruan ta shohin dhe ta dëgjojnë të gjithë.