24 ore lajme
Nga bashkevuajtes ne bashkefajtore
nëpër pusira, nacionalist dhe antikomunist, shtetar i lindur për të drejtuar nga fitorja në fitore (pavarësisht nga kostoja që i shkakton herë pas here vendit), largpamës dhe dyshues, vizionar dhe miop, i pathyeshëm dhe kastastrofik, i pagabueshëm dhe peng i gabimit, strateg i paparë, që dështimin e kthen përherë dhe menjëherë në fitore pa i bërë syri tërr, (a s’e ktheu Gërdecin në sukses?), njeriu që tashmë i përket historisë, udhëheqësi që përmbysi komunizmin, ai që, pas Skënderbeut, i dha Shqipërisë shansin më madhor, futjen tonë triumfale në NATO (a s’na e përsërit përditë këtë?), është pra ai që na ka premtuar se do të jetë në krye të vendit, d.m.th se do të kalaqafet edhe më mbi zverkun tonë, tashmë të rreshkur me metoda gjasme demokratike, edhe nja tridhjetë vjet të tjera (me ymrin e Allahut, si na ka premtuar!), duke kaluar në pushtetmbajtje edhe merhumin Enver…