Shqipëria merr kryesinë e radhës së BEDZ
Shqipëria nisi dje zyrtarisht kryesinë e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi .
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Sekretariatin e Përhershëm të Organizatës në Stamboll, Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha vuri në dukje vullnetin dhe gatishmërinë e plotë të Shqipërisë për të realizuar një Presidencë të suksesshme, bazuar në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare në fushat prioritare si transporti, energjia, turizmi, kultura, mbrojtja e mjedisit dhe bujqësia.
