Faqja e Pare | Shqiperia | Lajme nga qeveria | Kryeministri Berisha nis sot një vizitë dy ditore në Bruksel

Kryeministri Berisha nis sot një vizitë dy ditore në Bruksel

image

Kryeministri Berisha u nis sot në mesditë për një vizitë dyditore në Bruksel. Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohet nga Ministrja e Integrimit, zonja Majlinda Bregu dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha.   

Agjenda e Kryeministrit përfshin takime me personalitete të larta, si takimi me Kryetarin e Komisionit Europian, z. Jose Manuel Barroso, me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, zotin Ives Leterme. Gjithashtu, Kryeministri do të ketë një takim dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO.