Sondazhi, korrupsioni 13% më i lartë se në vitin 2006
Më të korruptuar janë doganierët, mjekët, punonjësit e taksave, deputetët dhe ministrat, të cilët krahasuar me vitin 2006, janë shumë më të korruptuar.
Shoqata IDRA ka nxjerrë sot të dhënat për korrupsioninnë vitin 2008 pas bërjes së një sondazhi në 1176 qytetarë mbi 18 vjeç dhe 568 punonjës të sektorit publik. Nga ky sondazh rezultoi se në vitin 2008, korrupsioni është 13% më i lartë krahasuar me vitin 2006. Më të korruptuar janë doganierët, mjekët, punonjësit e taksave, deputetët dhe ministrat, të cilët krahasuar me vitin 2006, janë shumë më të korruptuar. Ndërsa më pak të prekur nga korrupsioni janë drejtuesit fetar, ushtarakët, media, presidenti, mësuesit dhe drejtuesit e OJF-ve.
Ryshfeti më i përhapur ishte në mjekësi por edhe në polici. Sipas ambasadorit amerikan nw Shqipwri, John Whithers korrupsionin e ka dënuar vetëm media pasi organet e drejtësisë nuk kanë bërë asgjë për të dënuar të korruptuarit.
