Kosova

Thaçi: MSA, hapi i parë historik në rrugën e anëtarësimit në BE

Presidenti i ri i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi sot hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit në familjen europiane.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se “sot hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, duke shënuar kështu hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen europiane. Shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët europian. Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Tani na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë”, shprehet Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button