Faqja e Pare | Kultura | "Dasmat dhe Pelenat" fitojnë në ZagrebDox

"Dasmat dhe Pelenat" fitojnë në ZagrebDox

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Dhendrri bashkë me nusen e Kosovës ka sjellë në Kosovë shpërblimin për Filmin më të  mirë në Garën Regjionale të Festivalit të Filmit "ZagrebDox". Çmimin e parë  kulturor në Republikën e Kosovës e sjell nga ZagrebDox dhandrri i Kosovës Casey Cooper Johnson dhe çika e Kosovës Antoneta Kastrati- Cooper Johnson.

Me filmin e vetëm "Dasmat dhe Pelenat" në garën e madhe të festivalit të filmit dokumentar në Zagreb, Kosova është radhitur e para në listën e filmave regjional duke marrë çmimin BIG STAMP për Filmin më të mirë. Martesat dhe Pelenat është parë nga publiku kosovar në festivalin kosovar të filmit Dokufest, dhe involvon katër çifte shqiptare nga regjione e gjenerata të ndryshme të cilat ndajnë me publikun mënyrën se si i përballojnë ata punët e përditshme, rritjen e fëmijës, liritë dhe  tradhtitë. Kamera në shtëpitë dhe dhomat e tyre të fjetjes zbulon poashtu rolet e çifteve dhe influencën moderne në jetërat e tyre.

Në natën finale të ndarjes së çmimeve për filmat në konkurrencë në festivalin e filmit në ZagrebDox, janë ndarë edhe nëntë çmime tjera: Çmimin BIG STAMP për filmin më të mirë në konkurrencë ndërkombëtare e ka marrë filmi "War/Dance" i regjisorëve amerikan Sean Fine dhe Andrea Nix Fine.

Përveç çmimeve të tjera, një çmim nga The Amnesty International i është dedikuar inkurajimit për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe është grabitur nga Marc Isaccs,Britani e Madhe për filmin "All White in Barking".

Mbas një debati të gjatë dhe një lufte të shkurtër, anëtarët e jurisë vendosën që çmimin Big Stamp për Filmin më të mirë në garën regjionale ta marrë "Dasmat dhe Pelenat" të bashkautorëve Antoneta Kastrati-Cooper Johnson dhe Casey Cooper Johnson. Në qasjen e tyre minimale, duke u bazuar vetëm në intervista me katër çifte shqiptare, autorët ia kanë dalë t’i bëjnë tregimet intime të reflektojnë çështjen e barazisë gjinore, një temë gjithmonë relevante për aspektin publik, social dhe politik. Këto tregime janë poashtu një koment për statusin e traditës në këto ditë të avancimit të Europianizimit. Filmi gjithashtu i jep përgjigje pyetjes nëse është më mirë të kesh një apo dy gra.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0