Faqja e Pare | Kultura | Francezi Lë Klecio fiton Nobelin për letërsi

Francezi Lë Klecio fiton Nobelin për letërsi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Shkrimtari francez Zhan-Mari Gustav Lë Klecio fitoi sot çmimin Nobel për letërsinë. 

Akademia suedeze e përshkroi Lë Klecion si “autor i aventurave poetike dhe ekstazës sensuale”. Shkrimtari 68 vjeçar u lind në Francë, jetoi në Nigeri për një kohë të shkurtër kur ishte fëmijë dhe ka dhënë mësim në universitete në Tailandë, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai tërhoqi vëmendjen me romanin e tij të parë, “Procesverbali” në vitin 1963. Por suksesi i tij i parë i madh mbërriti me librin “Shkretëtira” në vitin 1980. Akademia suedeze tha se libri “përmban “imazhe të mrekullueshme të një kulture të humbur në shkretëtirën e afrikano-veriore”.

Zgjedhja e Zhan-Mari Lë Klecios nuk ishte krejtësisht e befasishme. Ai ishte një nga emrat e një liste autorësh, që dukej se kishin një shans të mirë për t’u nderuar me çmimin Nobel.

Akademia suedeze e përshkroi Lë Klecion si “autor i aventurave poetike dhe ekstazës sensuale” dhe veçoi sidomos romanin e tij të vitit 1980 “Shkretëtira”. Libri ishte nderuar më parë nga Akademia franceze.

Në një intervistë në radio pak para shpalljes së çmimit, Lë Klecio e pranoi se nuk do të ishte shumë i befasuar po të fitonte çmimin Nobel.
 
“Çmimi Nobel do të ishte një afirmim i punës së shkrimtarit. Shkrimtarët shkruajnë që vepra e tyre të lexohet, tha ai, për të marrë një vlerësim dhe ky është një vlerësim”.

Lë Klecio është një udhëtar i apasionuar dhe vendos ngjarjet e librave të tij në shumë vende. Edhe temat që ai trajton janë të larmishme dhe ai është një nga shkrimtarët francezë më të njohur jashtë vendit të tij.

I pyetur se për çfarë mund të fliste në fjalimin e tij në ceremoninë e marrjes së çmimit ai tha se mund të trajtonte problemet që hasin shkrimtarët e rinj për të botuar veprat e tyre dhe të shkrimtarëve të huaj që botojnë në vendet me treg të zhvilluar të letërsisë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0