Ben Blushi promovon romanin e tij te pare: "Falenderoj Edi Ramen qe me dekurajoi ne politike!"
Romani i nje politikani s'kishte se si te mbante larg njerezit e politikes nga promovimi i librit. "Te jetosh ne ishull" dhe Ben Blushi kane mbledhur pasditen e djeshme dhjetera personalitete te kultures, politikes e medias. Ka ndryshuar kryekeput motivi, sikunder Blushi rreket ta "sqaroje" qe ne fjaline e tij te pare: "Jam mesuar keto vitet e fundit qe kur shoh me shume se 50 veta, me duket sikur jam ne miting, por sot s'ju kam ftuar per t'ju kerkuar vota, por per t'ju kerkuar te lexoni librin". E ne nje mjedis ku, ndonese eshte romani i Blushit ne qender dhe politika dhe politikanet qene teper prezent, falenderimi special ishte per Edi Ramen. "Nje mik dua ta falenderoj me emer. Ky eshte Edi Rama! Ne nje moment te caktuar, qe jane shume ne jeten tone politike, pa dashje, pa dyshim, ai me dekurajoi te merresha me politike dhe kjo eshte arsyeja qe une lash politiken dhe u ula 6 muaj te shkruaja romanin. Po kjo eshte miqesore! Eshte nje dekurajim pozitiv".
E per te ndare gezimin e kesaj dite me Blushin, pa dyshim ishte edhe kryetari i PS-se dhe kryebashkiaku Edi Rama.
"Te jetosh ne ishull" eshte nje roman qe ka terhequr jo pak vemendje prej dites jo te larget kur eshte hedhur ne treg. Jo vetem per "befasine" qe percjell teksa e lexon, por edhe per emrin e autorit, qe ka qene jo pak i lakuar ne jeten publike te Shqiperise.
Ngjarje qe na kthejne shekuj pas, ai nje "perpjekje personale per te kuptuar boten ku jetojme dhe boten nga e cila vijme", pohon Blushi. Apo me tej, per te ndricuar pakez me shume nga ajo cka eshte ndricuar deri me tani mbi ato cka kane ndodhur 300 vjet shkuar, por qe natyrisht mbetet nen "thundren" e letersise. Redaktori, njekohesisht edhe botuesi i romanit, Fatmir Toci, u shpreh: "Percaktimi i pare i ketij romani qe na ka ardhur ne mendje, ka qene "i befasishem". Interesim i pazakonte! 1400 kopje ne vetem 7 dite. Eshte interesim i justifikuar per ate cka autori na servir". Jane ngjarje historike te trupezuara ne nje familje te njohur bejleresh te Shqiperise, familja Komneni. Asgje nuk mbetet ketu! Ngjarjet na rrefejne edhe per lulezimin e renien e nje qyteterimi sic ishte ai i Voskopojes, per te depertuar me thelle ne islamizimin e shqiptareve.
E duke qene keshtu, Blushi u shpreh: "Eshte nje liber qe ja kisha borxh vetes sime. Ky liber merr persiper te shpjegoje sado pak menyren se si stergjysherit a katragjysherit tane kane marre vendime ne ate kohe, vendime edhe per ne sot. Pasi menyra se si ata rezistuan, iu adoptuan nje pushtimi te caktuar, jep shume nga logjika e gjerave, te cilat ne jetojme sot". Por, a do te mund ky liber te ngjalle diskutime mbi ato "te verteta" qe perpiqet te sjelle?! Toci, si redaktor i ketij romani, pohon: "Do te ngjalle, pa dyshim, debate e diskutime te shumta". Pasi filli kryesor i tij perpiqet qe te shtellize disa nyje mbi procesin e gjate dhe teper te ngaterruar te islamizimit te shqiptareve pas pushtimit nga perandoria otomane. I paqte a i dhunshem ishte ky proces, Blushi e thote te verteten e tij ne faqet e romanit voluminoz, te shkruar ne kohen e krizes energjetike.
Misha: Roman befasues per thellesine e mendimit
"Eshta pa dyshim nje roman befasues"! Jane te shumte ata qe e pohojne kete fakt mes te pakteve qe e kane lexuar "Te jetosh ne ishull". Por publicisti Piro Misha, eshte ai qe e ka lexuar qe ne doreshkrim e Blushi pohon se si ka kursyer keshillat per nje roman me dinjitoz. "Eshte nje liber qe te befason per mjeshtrin me te cilen eshte arritur te ngrihet arkitektura komplekse mbi historine e nje familjeje shqiptare 300 vjet shkuar", shprehet Misha. Per te vijuar me tej, Misha shprehet: "Eshte i befasishem, sepse aty bashkejetojne natyrshem kohet dhe historite te nderthurura me njera-tjetren, por edhe per intensitetin dramatik dhe thellesine e mendimit".
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj