24 ore lajme: Ndahet çmimi "Globi i Artë" Ndahet çmimi "Globi i Artë" ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 March, 2008 05:38:00 Filmi "Atonement" apo "Pendesa", që trajton historinë e dy të dashuruarve që ndahen për shkak të një tradhëtie familjare dhe nga Lufta e Dytë Botërore, është zgjedhur si filmi më i mirë dramatik në ceremoninë e sivjetshme të çmimeve Golden Globe. Aktori Daniel Day-Lewis fitoi çmimin si aktori më i mirë në filmin "There Will Be Blood" ("Do të ketë gjakderdhje"). Ceremonia e zakonshme për ndarjen e çmimeve të sivjetshme u anullua për shkak të një greve të skenaristëve. Fituesit u shpallën në një konferencë shtypi. Çmimet "Golden Globe" jepen për filmat kinematografikë e televizivë dhe konsiderohen si më prestigjiozet pas çmimit Oskar. Organizatorët premtuan se ceremonia e vitit të ardhshëm do të jetë më e madhe se kurrë më parë.