Ndahet çmimi "Globi i Artë"
Filmi "Atonement" apo "Pendesa", që trajton historinë e dy të dashuruarve që ndahen për shkak të një tradhëtie familjare dhe nga Lufta e Dytë Botërore, është zgjedhur si filmi më i mirë dramatik në ceremoninë e sivjetshme të çmimeve Golden Globe.
Aktori Daniel Day-Lewis fitoi çmimin si aktori më i mirë në filmin "There Will Be Blood" ("Do të ketë gjakderdhje").
Ceremonia e zakonshme për ndarjen e çmimeve të sivjetshme u anullua për shkak të një greve të skenaristëve. Fituesit u shpallën në një konferencë shtypi.
Çmimet "Golden Globe" jepen për filmat kinematografikë e televizivë dhe konsiderohen si më prestigjiozet pas çmimit Oskar.
Organizatorët premtuan se ceremonia e vitit të ardhshëm do të jetë më e madhe se kurrë më parë.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj