Bota

Pentagoni: Një njësi e blinduar do të dislokohet në mënyrë permanente në Evropën Lindore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë një njësi ushtarake permanente në Evropën Lindore, duke filluar nga janari i vitit 2017, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e një agresioni të mundshëm rus, njoftoi sot Pentagoni.

“Dislokimi do të jetë pa ndërprerje dhe do të mundësojë një prani të blinduar dhe një përmirësim të stërvitjeve dhe manovrave me aleatët e NATO-s”, deklaroi Laura Seal, zëdhënëse e Pentagonit.

Pentagoni dhe NATO-ja e kishin paralajmëruar një lëvizje të tillë, por pa thënë kohën e saktë të këtij dislokimi.

Shkurtin e kaluar, Uashingtoni njoftoi vullnetin e tij për të katërfishuar, në vitin 2017, në 3,4 miliardë dollarë, shpenzimet destinuar pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

Kjo njësi do të ketë rreth 4 200 trupa, ndërkohë që numri i trupave amerikane në Evropë është 62 mijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button