Teknologji

Viber tani edhe me lojëra brenda aplikacionit

Aplikacioni i famshëm mobil për mesazhe dhe komunikim mobil, Viber prej sot ka filluar me prezantimin e lojërave në aplikacionin e saj mobil.

viber-tani-edhe-me-loj-euml-ra-brenda-aplikacionit_hdKompania fillimisht i ka lëshuar tri titra në iOS dhe Android, dhe të njëjtat janë paraqitur tek përdoruesit në shumë shtete të botës tashmë.

Viber Candy Mania, Viber Pop dhe Wild Luck Casino ua mundësojnë përdoruesve të lidhen dhe të luajnë mes vete në aplikacion, t’i përcjellin rezultatet dhe të shpërndajnë dhurata për njëri tjetrin.

Dy titujt e parë janë të bazuar në karakteret e ilustruara nga vetë Viber, ndërsa Wild Luck Casino u mundëson përdoruesve të fitojnë çmime dhe të mbledhin pikë.

Viber ka thënë se do të shtojë edhe më shumë titra të lojërave të reja në muajt në vazhdim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button