Faqja e Pare | Kronika | Durrës, Prokuroria bllokon firmën "Përparimi" të Mihal Delijorgjit

Durrës, Prokuroria bllokon firmën "Përparimi" të Mihal Delijorgjit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Prokuroria e Durrësit bllokoi dje pasdite, veprimtarinë dhe dokumentacionin e firmës "Përparimi" në Shkozet, e cila është pronë e shtetasit Mihal Delijorgji. Nëndrejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Hamza Bodlli, tha se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll gjatë ditës së djeshme në mjediset e kësaj firme, pronari i së cilës, Mihal Delijorgji, zotëron edhe firmën "Alb-Demil", që krynte çmontimin e municioneve në fshatin Gërdec. Sipas burimeve, kontrolli i kryer ka patur si qëllim të bllokojë praninë e mundshme të municioneve në mjediset e kësaj firme, që ndodhet 3 km larg qytetit të Durrësit. "Veprimtaria dhe dokumentacioni i saj janë bllokuar me urdhër të Prokurorisë së rrethit gjyqësor të Durrësit", bënë të ditur burimet e policisë. Mihal Delijorgji ishte edhe administrator i kompanisë "Alb-Demil", që merrej me demontimin e lëndëve eksplozive. Ai u arrestua mesnatën e së hënës së bashku me dy drejtuesit e tjerë, Dritan Siri Minxolli, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie dhe Ylli Ramazan Pinari, me detyrë drejtor i ndërmarrjes "Meko", në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, këta shtetas u ndaluan për veprën penale të "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Tre të arrestuarit janë marrë në pyetje nga grupi hetimor i përbërë nga drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, Genti Xholi dhe Genci Qana, në prani edhe të avokatëve mbrojtës. Dy drejtuesit e kompanisë "Alb-Demil", Dritan Minxolli si dhe drejtori i ndërmarrjes "Meko", Ylli Pinari, janë pyetur për procedurat e kryerjes së punimeve në çmontimin e predhave dhe municioneve të tjera luftarake, si dhe për shkaqet që çuan në tragjedinë e tmerrshme. Pas marrjes në pyetje, Prokuroria lëshoi fletë arresti ndaj tyre nën akuzën e "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", parashikuar nga neni 282/2 i KP. Ndërkohë, Prokuroria bëri të ditur se, po vazhdojnë hetimet e mëtejshme për tragjedinë e Gërdecit.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Vlereso artikullin
0