Faqja e Pare | Kronika | Specialistët: Banorët e Gërdecit nuk duhet të konsumojnë ujin e puseve

Specialistët: Banorët e Gërdecit nuk duhet të konsumojnë ujin e puseve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 

 

Ministria e Shëndetësisë pasi ka bërë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në Bashkinë e Vorës, bëri të ditur dje se banorët nuk duhet të konsumojnë ujin e puseve, pasi është i pasigurt dhe me rrisk të lartë për shëndetin publik". Monitorimi i ujit të pijshëm në Bashkinë e Vorës (përgjatë ditëve 17 dhe 18 mars 2008), u krye përmes ekspertizës higjeno-sanitare në ujësjellësin e Vorës. Nga informacionet e marra dhe ekspertiza higjeno-sanitare e kryer në këtë ujësjellës, rezultoi se qyteti i Vorës me rreth 4 mijë banorë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit Vorë, me burime ujore ( pus-çpime) të vendosura në zonën Gjeç-Fushë në distancë rreth 4-5 km nga depo. Tubacioni ( linja e jashtme e ujësjellësit ) gjatë rrugës për në depo ka ndërhyrje të rregullta nga ku furnizohen banorët në afërsi të tij. Nga inspektimi i kryer në këtë segment nga ujësjellësi, nuk u konstatuan dëmtime të rrjetit nga presionet e valës goditëse të ngjarjes së Gërdecit. Në ujin nga linja e jashtme e ujësjellësit, që kalon në dy depot e vendosura në kodrën sipër qytetit në perëndim të qytetit të Vorës, nuk u vunë re dëmtime për shkak të presioneve të valës goditëse. Këtu sipas MSH-së, vetëm në dhomën e komandimit të saraçineskave ishte dëmtuar dera.

Depo ishte e rrethuar, territori i pastër dhe ruhet me roje. Klorifikimi i ujit të pijshëm bëhej në mënyrë manuale me sistemin tre fuqi. Të dhënat e MSH-së tregojnë se në kodrat sipër qytetit ishte ndërtuar një depo tjetër me kapacitet 500 m3 (investim i vitit 2007), e cila nuk është vënë në punë akoma.

Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit ( nga depo deri në pikën fundore) në vitin 2003 ishte i rikonstruktuar në një pjesë të konsiderueshme të tij me tubacione plastike. Pjesa tjetër e rrjetit ujësjellës ishte me tubacione çeliku dhe me dëmtime të konsiderueshme. Në disa zona të qytetit kishte intersektime me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ndërsa zona industriale e Vorës, Vora fushë, si dhe fshati Zhargë, marrin ujë të paklorifikuar, pasi furnizimi me ujë të pijshëm bëhej direkt nga stacioni i pompave pa kaluar në depo për klorifikim, sipas MSH-së, e cila vlerëson se marrja e ujit të pijshëm i padizinfektuar nga këto zona, mbetet një problem serioz për t'u zgjidhur.

 

Puset

 

Ministria e Shëndetësisë ka evidentuar se pothuajse të gjithë banorët e qytetit përveç furnizimit me ujë nga ujësjellësi, kishin të hapur puse individuale. Puset ishin të hapur, të ndërtuar me gurë, thellësia e tyre nuk i kalonte 7-8 m. Uji i puseve përdorej nga banorët për larje të enëve, frutave dhe perimeve, si dhe për higjenë vetjake. Në disa raste uji përdorej edhe për pirje. Nga inspektimi u vërejt se puset ishin jashtë kushteve higjeno-sanitare, me mbulesë jo të rregullt dhe afër burimeve ndotëse. Për këtë, MSH deklaroi se "në këto kushte uji është i pasigurtë dhe me rrisk të lartë për shëndetin publik", duke rekomanduar moskonsumimin e ujit të puseve. Struktura të MSH-së kanë rekomanduar që niveli i klorit rezidual në rrjetin ujësjellës të mbahet në vlerat 1 mg/l.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Vlereso artikullin
0