Faqja e Pare | Kronika | Banore te zones se demtuar nga shperthimi ne proteste: Berisha ik!

Banore te zones se demtuar nga shperthimi ne proteste: Berisha ik!

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Banoret ne proteste

Qytetare te zemeruar bllokuan dje autostraden vitale Tirane - Durres ne shenje proteste per tragjedine e Gerdecit. Protestuesit, kryesisht banorë te fshatit Gërdec dhe zonave përreth dogjen goma automjetesh dhe hodhen parrulla antiqeveritare, duke i bllokuar per ore te tera të dy krahët e autostradës Tiranë-Durrës. Lejimi i tyre të shkonin pranë shtëpive të tyre dhe nxjerrja e përgjegjësve të tragjedisë ishin dy kërkesat thelbësore të protestës, që zgjati rreth katër orë, duke sjellë dhe paralizimin total të trafikut. “Mediu ik! Berisha ik!”, ishin dy parullat kryesore që mbizotëronin në masën e protestuesve, të cilët me tone të ashpra, veç të tjerash, kërkuan që të lejohen të shkojnë në banesat e tyre për të marrë ato pak gjëra që ngelën nga shpërthimi. Protesta nisi rreth orës 14.00 të mesditës së djeshme, një orë pas fjalës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili nga Vora kërkoi bashkimin e të gjithëve për normalizimin e situatës. Fillimisht 50 persona u grumbulluan në sheshin e qytetit të Vorës dhe me thirrje e parulla në duar kërkuan përgjegjësit për katastrofën. Protesta që fillimisht nisi me një grusht njerëzish, pak nga pak rrëmbeu brenda saj një numër të madh personash të dëmtuar nga tragjedia, të cilët njëzëri kërkuan vënien e drejtësisë në vend. Gjatë protestës nuk munguan as momentet kur protestues të irrituar u konfrontuan me forcat e policisë, të cilat morën urdhër të krijojnë një kordon sigurie dhe të zhbllokojnë krahët e autostradës. Vendosmëria e banorëve për të kërkuar të drejtën e mohuar arriti deri aty, sa një numër i madh personash u ulën në mesin e autostradës, duke thënë se nuk do të lëvizin që andej pa marrë një përgjigje nga autoritetet vendore për kërkesat e tyre. Disa nga protestuesit mbanin në duar parulla ku shkruhej “Gërdeci si Kabuli”, ndërsa disa të tjerë në shenjë proteste i vunë flakën një gome makine, djegia dhe tymi i zi i së cilës simbolizonin atë që ndodhi në Gërdec tri ditë më parë. Por kërkesa për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve nuk ishte e vetme. Banorët e zonës gjithashtu thanë që të merren masa urgjente për dëmshpërblimin deri në qindarkën e fundit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi. Ata fajësuan qeverinë dhe ministrin e Mbrojtjes për situatën e krijuar, si dhe thanë që të merren nën mbikëqyrje depozitat e gazit, shpërthimi i së cilave mund të shkaktoi një tragjedi të përmasave të paimagjinueshme. Rreth orës 18 të pasdites së djeshme, turma e protestuesve vendosi të lirojë autostradën Tiranë-Durrës dhe të shpërndahet paqësisht. Pak momente para largimit nga sheshi i qytetit të Vorës, protestuesit thanë se në mungesë të një përgjigjeje nga autoritetet vendore dhe qendrore për plotësimin e kërkesave të tyre, atëherë protestat do të rinisin sërish dhe do të vazhdojnë duke u përshkallëzuar.

Komente (8 vendosur):

agja ne 18 March, 2008 10:28:23
avatar
Ekuptoj thell ne zemer ket tragjedi si shqiptar qe jam ju shprehi nngushllime te gjit atyre qe kan humb te dashurit e tyre por mendimi im eshte se Berisha kurrsesi nuk mund te jet fajtor por me se miri eshte qe organet e drejtsis ta gjejn shkaktarin e ksaj tragjedie NGUSHLLIME edhe niher
patriot ne 18 March, 2008 11:33:16
avatar
Shqiptare, bashkohuni dhe mos beni demostrata. kthejeni dhimbjen ne force. U jutem mos demostroni.
tetovari ne 18 March, 2008 11:39:07
avatar
Ngushellime nga tetova,familjeve qe kan humbur te dashurit e tyre,kurse ne keto momente ju duhet vetem bashkim kombetar e jo percarje,dhe mos bini ne ndikimin e atyre qe mendojn vetem per pushtet.
Luci ne 18 March, 2008 12:00:22
avatar
Duhet larguar dhe denuar komplet qeeria.Se keshtu kjo qeveri eshte bashkpunetore te serbise dhe greqise.Duhet menjeher largue nga pushteti miqt dhendoret serbe si Sala.Te cilet shkaterrojne popullin shqiptare.
agja ne 18 March, 2008 02:18:30
avatar
Disa qe bejn thirrje per te denuar ket qeveri i kisha lut qe ma se miri te mos bejn kuurfar komente, po te gjejn tjera faqe per komente p.sh serbe greke ruse etj, sepse neve shqiptarve kta patriota qe e din kaq mir se dhenderr i kujt esht sala nuk na duhen kurren e kurres si p.sh luci te pershendes luc me nje lutje qe kurr te mos besh komente te tilla. Nuk desha me u marr me ks o komente por ja se te detyrojn tipat si ky. Ne duhet te organizohemi te gjith shqiptaret kudo qe jemi dhe te ju ndihmojm atyre qe kan pesuar ne ket tragjedi .ngushllime te gjithve edhe niher behuni te fort jemi me ju
Afrimi ne 18 March, 2008 04:04:18
avatar
Ngushullime nga Gjermanija e lart.Me vajton zemra per ata viktim dhe te plagosurit dhe per prishjet e shtepive. Vendi yn i vetem ku ne shqiptaret te shqipris natürale qe vedsim per nje flamur per nje histori.Ku ne shqiptaren pak a shum qaj vend na ban gjall e na jep emrin schqiptar se bota e njeh.Po thirrjet e zotriut Luci me cenitet si ne vitin 1997 ku shqiptaret u ngriten te hudhin qeverin e athershme sepse manipulimi i madh te disa socialist qe ishen te paguj dhe te pregaditur nga serbi greku per kaosin ne shqipri.Zotrin me fal doshta gaboj po un mendoj se ju ini socialist dhe me feh ortodok un mendoj se ke ne Schqiptaret nuk na duhet feja per qeshtjet kombtare.Ju e dini shum mirse berisha deri tash se ka vjedh shtetin po shihnje Fatos nanon a bo multi milioner nga korupsion nga parat qe i dha sebi dhe greku per kaosin e 1997 po ju i mbani syt mbyllur se berish nuk din te rrejn si socialistet sepse nuk ka maesim greku dhe serbi po asht nje shqiptar i vertet me disa gabime te vogla po ne krahsim me disa socialist aj nuk e ka trdhtu shqiptarin dhe nuk do ta trdhtojn asnje her.Ky shperthim ishte nje aksident qe se kujt mundet ti ndodhet qe gjindet ne qeveri.PO shqiptaret qe e mbeshtesin berishen nuk bojn asi manipulimesh si kur te ishin socialistet ne Qeveri. Ne krahasim me disa socialist qe per para te pagujt nga greku dhe sebi te fusin ne vend Anarkin.Filmat dhe fotografit e asaj kohe te vitit 1997 i kam para sysh ku disa shqiptar i ngrishen tre geshti per pjet qe do te thot serbi e jo shqipri po juve nuk u mbushet mendja.Neve shqiptarve nuk na duhet kaosi nuk na nevoitet shqipri e ligt po nje shqipri e shendosh dhe duhet te jemi te bashkuar te mundohemi se bashku ket gjendje ta perballojm me sukses dhe therras shqiptaret aneban botes te dihmojn shqiprin dhe ta bojm izrael te dyt ne ballkan .Pershendetje nga Gjermanija me prejardhje nga Zajazi i lart Keqov.
Bora ne 18 March, 2008 06:06:48
avatar
Pershendetje!!
oh moj Luci, pa edhe ti qenke Socialiste,qe nuk mund te arsyetoje. Gjithkjo eshte veper dhe jo gje tjeter e Partise Socialiste Shqiptare,eshte nje perseritje e vitit 1997.Si gjithmone njerezit e felliqur, e degjenerume te partise Socialiste shkaktojne nje dem nderkombetar per te marr poziten. Turp, turp nuk mund te them fjale me te renda qe i kane dhene emer negativ e teper negativ Shqiperise, dhe automatikisht pasardhesit tone. Por ne shqiptaret duhet te jemi gjithe te bashkuar, gje e pamundur, sepse ne shqiptaret jemi kunder njeri tjetrit,kur ne vete nuk dime ta cojme vendin tone perpara. Por fatkeqesit ne Shqiperi mbizoteron injoranza, me perpara se gjithcka.Njerez qe rrine e merren e kalojne kohen ne GRINDJE NJERI ME TJETRIN.
Gjithashtu kam nje dhembsuri te madhe per kete ngjarje. NUK Mjafton VARFERIA ne vend tone , mungote edhe kjo ngjarje....
Por Gjeja me e mire eshte te bashkohemi gjtithe shqiptaret qe ndodhemi jashte vendit, te organizohemi per te manifestuar kunder kesaj PISE Partise Socialiste dhe politikane Mafoizash.Sepse vetem keshtu do te bejme nje veprim persembari per te sjellur dicka te mbare ne vendin tone.Shpresoj
Nga Shkodra
enveri ne 18 March, 2008 07:16:18
avatar
Sikur ku municion te perdorej kundra serbve gjate luftes ne kosove neve shqipetarve jashte atdheut do ta kishim fituar luften pa ndihmen e Natos..

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00