Faqja e Pare | Kronika | Ambasada SHBA: Qeveria amerikane asnjë kontratë çarmatimi me Tiranën

Ambasada SHBA: Qeveria amerikane asnjë kontratë çarmatimi me Tiranën

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
“Do të donim të qartësonim se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes për çmontimin e municioneve në këtë bazë magazinimi” deklarohet ne nje deklarate zyrtare nga Ambasada Amerikane. Në këtë deklaratë theksohet se “megjithëse Qeveria e ShBA-se ka bashkëpunuar më parë në mënyrë të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes për një sërë projektesh shkatërrimi armësh, aktualisht nuk ka projekte të tilla të përbashkëta në Shqipëri”. Më tej Ambasada Amerikane thekson se “Me sa kuptojmë nga një deklaratë qeveritare e datës 15 mars, Qeveria e Shqipërisë kishte kontraktuar me një kompani private amerikane,  Southern Ammunition Company, Inc. (SACI) nga Karolina e Jugut, për të ndihmuar për çmontimin e municioneve në këtë depo. Kontrata nuk financohet nga Qeveria e Sh.B.A”.
Gjithashtu ne kete deklarate Ambasada e ShBA-se I përcjell ngushëllimet e sinqerta dhe mbështetjen e saj popullit shqiptar, veçanërisht viktimave, familjeve të tyre dhe atyre që janë prekur drejtpërdrejt nga tragjedia e së shtunës në Gërdec.
“Amabasada e ShBA-se ka dhënë ndihmën e saj që nga koha e shpërthimit. Konkretisht ajo ka deklaruar se “Brenda tre orëve nga shpërthimi, Ambasada siguroi për qendrën e trajtimit të traumave në spitalin ushtarak medikamente me vlerë 1.000 dollarë, të blera me fondet e USAID-it. Ekspertë amerikanë për menaxhimin e krizave pranë Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë së Sh.B.A. dhe Flotës së Sh.B.A. janë duke u konsultuar nga afër Qendrën e Menaxhimit të Krizës në Ministrinë e Brendshme.
Një skuadër me dhjetë anëtarë, në pension, të Forcave Speciale të Ushtrisë së Sh.B.A. me përvojë të gjerë në shkatërrimin e municioneve shpërthyese dhe në mbështetje për emergjenca mjekësore dhe operacionale ofruan ndihmë për Ministrinë e Mbrojtjes në vendin e shpërthimit, duke mbështetur ngritjen e Qendrës Operacionale, qendrës së medias dhe spitalit fushor, si dhe duke ndihmuar në bashkërendimin e operacioneve në vend.
Komanda Europiane ka ngarkuar pjesën e saj të flotës që të dërgojë një skuadër vlerësimi me ekspertë mjaft të trainuar në shkatërrimin e armëve që të përcaktojnë çfarë ndihme të mëtejshme mund të ofrohet.
Po konsultohemi me Qeverinë e Shqipërisë se çfarë ndihme shtesë mund të nevojitet dhe do të përpiqemi të ofrojmë ndihmë shtesë sipas kërkesave” thuhet në deklaratë.

Komente (3 vendosur):

MIR DEDA ne 17 March, 2008 09:45:51
avatar
well bukur fort qeveria e amerikes thote se nuk ka dore,ateher kush e ka nenshkruar kontraten per qarmatosien e armeve[municionet]SACI compania amerikane duhet te kete pas (liabylity insurence) siguracion vetem per keto raste dhe ajo duhet qe ti paguaj te gjitha
ARBEN Camaj ne 18 March, 2008 01:23:44
avatar
Kesaj i thone "han buken, e te permbys kupen". USA na ndihmoi ne te gjitha rastet kur kemi patur nevoje. Kososva u be e pamvarur fale USA.
Tani ne vend qe Berisha dhe kompani te japin llogari prej bankes se te akuzuarve per tragjedine e Gredecit, hajde t'ja hedhim fajin amerikaneve...
Te keni turp!
Majmuni ne 18 March, 2008 01:33:41
avatar
ARBEN Camaj
Po ku krin jena ba shtet i pamvarur.Bre qenat e nanes.Po a ke lexue paketen e Arthisarit po ti ama patriot se Albin Kurti je a.A ma patriot se te FBKSH-AKSH jeni.
Qent e serbise.
PO qfare kushtetute ke ni bre pisa te serbise.Po qfae flamuri.Po ku ka pavaresi pa sovranitet.Me kosove pergjyse me hkije te coptueme .me kosov 47 kisha te serbise ka 10 km katrore sa bajne.Po qka po na jet neve bre qena.
me 11 komuna serbe dhe disa komuna turke gorane etj.
Ku po jet toka jone.Shtet pa ushtri pa kontrolle ne gjysmen e kosoves ta kontrollojen shkijet.Po ju udbashet thuani keshtu.Se jo shqqiptari patriot,.Po ju njofmi dhe e dijme se kushe qerravi pas ketij statusi antikombetare po dote vjen dita dote pergjigji mke beso.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0